Policia e Elbasanit gjen të braktisur mjetin tip “Porche Cayenne” i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për pronarin e mjetit i cili ka deklaruar se mjetin e kishte dhënë me qira por nuk kishte nënshkruar kontratë me përdoruesit.
Ditën e djeshme për disa orë policia ka ndjekur automjetin por nuk ka mundur të kapë personat që ishin në të.
Mendohet se brenda mjetit kanë qenë dy persona të cilët pasi kanë shpëtuar ndjekjes së policisë kanë braktisur mjetin buzë shtratit të lumit Shkumbin.
Mbrëmjen e së enjtes policia e Elbasanit u vu në ndjekje të këtij automjeti me targa AA 648 US, pas kontrolleve të rrepta që ishin vendosur në pikat kyce të qytetit për shkak të ngjarjes së mëngjesit ku u ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit, Talo Çela.