Një apartament në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Deri më tani, nuk ka informacione të sakta mbi shkakun e zjarrit apo dëmet e shkaktuara.
Zjarrfikësit dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Më shumë detaje priten në vijim.