Një mjet tip BMW me targa të vjedhura u qëllua ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut në afërsi Urës së Zezë mbi lumin Shkumbin në fshatin Papërr.
20 plumba automatiku janë lëshuar në drejtim të makinës nga një mjet tjetër në lëvizje. Objektivi po lëvizte në drejtimin nga Elbasani për në Peqin.
Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga atentati i ndodhur pranë fshatit Papër në Elbasan.