Lajmi i fundit/ Tentoi të vriste me armë zjarri babë e bir, arrestohet 23-vjeçari. Shpallet në kërkim i vëllai

0

KORÇË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Policia ka proceduar penalisht edhe vëllain e të arrestuarit, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre, të ndodhur më datë 10.08.2023, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim. Procedohet penalisht vëllai i të arrestuarit, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më datë 10.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. D., 23 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin Dh. D., 20 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi M. D., në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me shtetasin M. S. (i arrestuar nga Policia, më datë 11.08.2023), kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në pranga, M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu