Flakët e zjarrit përfshijnë një apartament në katin e pestë në lagjen 5 maji në Elbasan.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.
Ende nuk ka raportime për dëme në njerëz.
Zjarrfikëset po punojnë për fikjen e flakëve.
Shkaku i zjarrit dyshohet një rezistencë elektrike.