Largimi i 4 deputetëve nga grupi i PD/ Rakipllari: Alibeaj kërkon të mbajë postin, nuk mund të përjashtojë persona që e kanë themeluar

0

TIRANË – Drejtori i “News24”, Robert Rakipllari i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i demokratëve dhe situatën në PD.

Rakipllari tha se Alibeaj nuk mund të përjashtojë deputetë nga partia nga pikëpamja përmbajtësore, por kërkon të ruajë postin e tij si kryetar të partisë.

Sakaq shtoi se të përjashtosh deputet nga partia është nonses, siç është rasti i deputetit Tritan Shehu i cili është përson që e ka themeluar partin.

“Nuk është aq e lehtë të thuash kush ka të drejtë e kush jo në këtë rast, ajo që unë kam parë si informacion është që nga pikëpamja përmbajtjesore, Alibeaj nuk mund të përjashtojë dot deputetë nga partia. Është lëvizje taktike e Alibeajt për të ruajtur postin e tij si kryetar i partisë. Në momentin kur gjykata e Apelit nuk e ka zbuluar ende vendimin e saj se kujt i takon logoja e PD-së, posti i kryetarit të grupit parlamentar ka rëndësi shumë të madhe. Në këtë kuptim Alibeaj ka ndërmarrë një lëvizje taktike për të përjashtuar këta deputetë duke gjetur këtë artificë se ata nuk kanë respektuar mbledhjen e para një viti në lidhje me qëndrimet e tyre. Ajo mbledhje ka qenë mjaft e tensionuar sipas informatave, por mendoj se Alibeaj nuk mund të përjashtojë asnjë deputet nga partia pasi kjo është absurde.

Përmbajtësisht të përjashtosh dikë nga grupi është të përjashtosh dikë nga partia, është nonsens. Si mund të përjashtojë Alibeaj Tritan Shehun nga partia, person që e ka themeluar atë. Është një vendim vetëm me SMS. Grupi ka 40 deputetë, 21 firma duhen që të shkarkojnë Alibeajn, ku dhe kjo është një procedurë pak e çuditshme, megjithatë numrat brenda opozitës tregojnë se kush duhet të jetë kreu i grupit parlamentar. Janë lëvizje taktike të të dyja palëve për të marrë kryesinë e grupit parlamentar”,-  tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu