Largimi i Ballës nga Elbasani/ Flutura Açka: Nuk do thotë se ikën zullumet

0

Taulant Balla nga sot nuk do jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS. Jo vetëm kaq, por ai nuk do jetë drejtues i PS në qarkun e Elbasanit.

‘Shkarkimi’ i Ballës vjen në një kohë kur ai fitoi më shumë vota se të gjithë në qarkun me më shumë abuzime zgjedhore në vend.

Pas largimit të Ballës nga ky qark, reagoi deputetja e zgjedhur e PD, Flutura Açka.

Shkrimtarja e njohur shkruan se me largimin e Ballës, nuk do të thotë se janë larguar zullumet.

“Që iku z. Balla nga Elbasani, nuk do të thotë se ikën edhe gjurmët e zullumeve, që tani janë plagë të tij.

Do të vijë dita kur Elbasani t’i kthehet qytetarëve të tij… e të marrë hijen e tij të fisnikërisë së përjetshme,” shkruan ajo.

Burimi: Syri.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu