LDK kërkon president kushtetues

0

 

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se Kryesia e re ka mbështetur propozimin e tij, që kjo parti të vazhdojë diskutimet me kandidaten për Presidente, Vjosa Osmanin. Takimi i radhës pritet të mbahet gjatë javës.

 “Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK-së me përbërje 33 anëtarëshe, nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Qunit, Shqipe Mjekiqi dhe sekretarit Imri Ahmeti”. Kryesia e LDK-së ka mbështetur iniciativën e propozuar në takimin e djeshëm, që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me Vjosa Osmanin si pretendente për kandidate për presidente, besoj që gjatë javës Osmani të caktojë datën e takimit dhe kohën e takimit”.

I pyetur nëse do të propozojnë emër për President, kreu i LDK-së është shprehur se për gjitha detajet do të diskutohet në takim, por ka thënë se s’duan President një partiak.

Na duhet president që i përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”.

Kreu i LDK-se tha se ata do të jenë opozitë, por ka përseritur se qëndrimi i tyre është që të shmangen zgjedhjet e reja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu