Dëmtimi i zyrës elektorale, PS: Sulmi është bërë nga ata që kërkojnë destabilitet

0

Përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste në Fier ka thënë për mediat se dhunimi i zyrës elektorale në këtë qytet është bërë nga persona që kërkojnë destabilitet. Në një prononcim për mediat përfaësuesi i PS është shprehur se Fieri kërkon paqe dhe bashkëpunim dhe jo sherre.

Ai hodhi akuza se akti vandal mund të jetë bërë nga forca të tjera politike, por nuk përmendi emra dhe shtoi se nuk do të bëhen pjesë e kësaj loje.

Është dëshmi e qartë se çfarë ofrojnë këto forca. Qyteti i Fierit kërkon paq dhe bashkëpunim. Ne jemi qytetarë dhe kërkojmë të shkojmë drejt Evropës. PS është parti që kërkon prosperitet dhe zhvillim, ne jemi popullit që duhet të votojmë me qetësi dhe tolerancë.

Kjo që ka ndodhur sot tregon edhe njëherë se këto forca kërkojnë destabilitet. Ne nuk i vendosim dot emra se kush janë këto forca, por i takon ligjit që ta zbulojmë. Kjo është një loj për të hequr vëmendjen, ne jemi qytetarë dhe nuk bëhemi pjesë e kësaj loje”, tha përfaësuesi i PS.

Ky reagim erdhi pas sulmit që është bërë në zyrën elektorale të PS dhe PDIU në Fier.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu