Reshjet e dëborës përfshijnë qarkun e Elbasanit

0

Reshjet e dëborës përfshijnë qarkun e Elbasanit.

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe përkeqësim të motit. Vendi është përfshirë nga reshje shiu, vranësira dhe reshje dëbore.

Në Librazhd reshjet e dëborës vijojnë ende duke përfshirë zonat si Sopoti, Polis, Fushë-Studë, Rrajcë, Bardhaj e Skënderaj.

Në Gramsh reshjet e dëborës kanë përfshirë zona të tilla si Lenie, Poroçan, Skënderbegas, Pishaj, kukur, Sultë, Tunjë etj.

Në Elbasan reshjet e dëborës kanë përfshirë Labinotin Mal, Gjinarin, Zavalinën.
Mësohet se trashësia e dëborës në disa fshatra ka kaluar mbi 15-20 cm.

Sipas raportimeve, deri më tani rrugët janë të kalueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu