Lë spitalin e burgut, Ardian Çapja transferohet nën masa të rrepta sigurie tek 313

0

Ardjan Çapja ka lënë spitalin e burgut dhe është transferuar tek burgu 313. Transferimi është bërë pak minuta më parë nën masa të rrepta policie, mbrëmjen e sotme.

Ardian Çapja u arrestua disa ditë më parë si porositës i vrasjes së babë e birë Gentian e Nezir Beqiri, ndërkohë që në kërkim u shpall vëllai i tij Florenc Çapja.

Një ditë pas arrestimit, Çapja u dërgua në QSUT, pas problemeve me zemrën. Për vrasjen e kryer vite më parë në pranga janë edhe Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Doko, ndersa në kërkim Florënc Çapja.

Dosja e vrasjes së dyfishtë në 2012, u rihap në 2018, kohë kur prokuroria ka tentuar të bëj bashkëpunëtor Ervis Bardhin. Ky i fundit është vetëdorëzuar rreth 1 vit më parë duke treguar se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me Olsi Lekun për llogari të Çapjave. Këta të fundit i kanë dhënë 50 mijë euro në vitin 2014 për vrasjen.

Kjo dëshmi është konsideruar e besueshme nga Prokuroria, e cila ka ngritur akuzë zyrtare për Ardian e Florenc Çapjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu