Lefter Gështenja: Kemi mbajtur baltë të pamerituar

0

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja tha në “Now me Erla Mëhillin” se ata propozuan që zgjedhjet të fillonin në bazë sepse në situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike s’mund të ketë një çati pa pasur fillimisht shtylla.

Ndërkohë, analisti Neritan Alibali iu kthye duke thënë se konfliktet brenda PD-së kanë nisur me kohë dhe si instrument për t’i luftuar është përdorur Sali Berisha.

Unë e thash dhe në mbledhje, por i gjithë grupi parlamentar që ka mbajtur këtë pozicion duhet thënë që kemi mbajtur etiketime dhe baltë të pamerituar prej më shumë se një viti e gjysmë. Secili prej nesh ka qenë i lirë për të shkuar dhe te Rithemelimi te zoti Berisha, por nuk e kemi bërë,” – u shpreh Gështenja.

 

Siku ju të kishit shkuar te zoti Berisha, partinë të gjithë e kishte marrë zoti Berisha, s’do kishe këtë partinë që është partia e vulës. Grupi parlamentar e mbajti Partinë Demokratike,” – u shpreh analisti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu