Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

0

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Gjykata e posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për marrjen e vendimit.

Ditën e sotme ish-ministri Koka u paraqit gjykata nën masa të rrepa sigurie. Kujtojmë se ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK.

Lefter Koka akuzohet se ka abuzuar me tenderat e inceneratorëve.