Lejuan ndërtimet pa leje, pranga inspektorit të IMTV dhe administratori në Kukës

0

Administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës dhe inspektori i IMTV, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

Mësohet nga njoftimi zyrtar i policisë se ata kanë shpërdoruar detyrat dhe kanë lejuar ndërtime të paligjshme.

Ndërsa, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për 3 shtetas të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”.

Duke lejuar ndërtime të paligjshme, shpërdoruan detyrat si administrator i njësisë Golaj dhe inspektorë të IMTV-së, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, të cilët gjatë këtij operacioni, u konstatua se kishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Kukës, pas një hetimi disamujor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore:

-vuri në pranga shtetasit 40 vjeç, banues në fshatin Golaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Golaj dhe 32 vjeç, banues në fshatin Vlahën, me detyrë inspektor i IMTV, njësia administrative Golaj;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për 3 shtetasit.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar ndërtime të paligjshme, në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has. Në vijim, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë të proceduar kishin ndërtuar objekte, pa leje, në këto zona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu