Lëkundje të fuqishme në Adriatik, ja cilët janë shtetet e prekura

0

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë regjistruar në Adriatik pasditen e së shtunës. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e lëkundjeve ishte 63 km nga Vieste në Provincën e Foggia-s në Itali.

Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në Kroaci. Thellësia e vatrës ishte 10 km, ndërsa nuk duket që të ketë paralajmërim për ndonjë cunami të mundshëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, lëkundje sizmike janë ndjerë edhe në Kavajë. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitutë 3.4 të shkallës Rihter, me një thellësi 2 km dhe ndjeshmëria ka qenë e lehtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu