Lëkundje tërmeti mbrëmjen e djeshme në Elbasan

0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth mesnatës në vendin tonë.

Siç bën ne dije rrjeti i monitorimit sizmiologjik IGJEUM në orën 23:17 të mbrëmjes së djeshme u regjistrua një tërmet i madhësisë 4.3 ballë i shkallës Rihter me epiqendër në Shalës të Elbasanit.

Sakaq, IGJEUM thotë në njoftim se thellësia e vatrës ishte 20.8 km.

Për momentin nuk bëhet fjalë për dëme. Përveç Elbasanit lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Vlorë.

“Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEUM ka regjistruar një termët të madhësisë M4.3 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 20.8 km. Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEUM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu