Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar sot në vend, teksa janë dëgjuar në Tiranë. Tërmeti me magnitudë 3.1 ka pasur sërish epiqendër Klosin.
Rikujtojmë se tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga 8 pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.