Lëkundjet e tërmetit që tronditën Shqipërinë janë ndjerë edhe në shtëpinë e Big Brother VIP.
Banorët kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin pak para se të binte tërmeti, ndërsa në momentin që janë ndjerë lëkundjet kanë lëvizur të gjithë disi në panik.
E ndërkaq Luizi duket se është shqetësuar menjëherë për Kiarën dhe kërkon që ajo të dalë nga tualeti. Pas këtij momenti banorët fillojnë të dalin në oborr.
Kujtojmë që tërmeti që u ndje në vend ishte i magnitudës 4.7 i shkallës Richter dhe u shoqërua nga paslëkundje me magnitudë 4.1.