Lëvizja kundër rracizmit që u nominua për çmimin Nobel

0

Lëvizja Black Lives Matter është nominuar për çmimin Nobel për Paqen 2021 për mënyrën se si thirrja e saj për ndryshim sistemik është përhapur në të gjithë botën. Në argumentimin e tij, deputeti norvegjez Petter Eide tha se lëvizja ka detyruar edhe vendet jashtë SHBA-së që të luftonin me racizmin e pranishëm brenda shoqërive të tyre.

“Unë konstatoj se një nga sfidat kryesore që kemi parë në Amerikë, por edhe në Europë dhe Azi, është lloji i konfliktit në rritje bazuar në pabarazi. Black Lives Matter është bërë një lëvizje shumë e rëndësishme në të gjithë botën për të luftuar padrejtësinë racore,” tha Eide (via Guardian).

Eide shtoi se një gjë tjetër që i bëri përshtypje rreth lëvizjes Black Lives Matter ishte mënyra se  ka qenë në gjendje të mobilizojë njerëz nga të gjitha grupet e shoqërisë, jo vetëm komunitetin afro-amerikan, jo vetëm njerëz të shtypur, ajo ka qenë një lëvizje e gjerë, në një mënyrë që ka qenë ndryshe nga paraardhëset e saj.”

Lëvizja Black Lives Matter u themelua në vitin 2013 në SHBA si një përgjigje ndaj pafajësisë për George Zimmerman, që qëlloi për vdekje pas një grindjeje 17-vjeçarin Trayvon Martin sepse iu duk i dyshimtë. Lëvizja ishte burimi i një serie protestash globale në vitin 2020 pas vdekjes së George Floyd dhe Breonna Taylor.

Nominimet për çmimin Nobel për Paqe pranohen nga çdo politikan që shërben në një nivel kombëtar. Fituesi zgjidhet në tetor dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar në 10 dhjetor. Pati më shumë se 300 nominime për çmimin vitin e kaluar, i cili u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit “për përpjekjet për të luftuar urinë, kontributin në përmirësimin e kushteve për paqe në zonat e prekura nga konfliktet dhe veprimin si një forcë lëvizëse në përpjekjet për të parandaluar urinë si një armë lufte dhe konflikti”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu