Lëvizja “Shqipëria Bëhet”/ Binaj nga Berati: Në Shqipëri ai që vjedh quhet trim dhe ai qe nuk vjedh quhet budalla

0

BERAT- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedimme qytetarët në Berat. Aktori dhe moderatori Florian Binaj gjatë fjalimit të tij tregoi arsyet pse u filloi kjo lëvizje politike, duke parashtruar shkurtimisht atë që ndodh në Shqipëri gjatë 33-vitesh.

“Për të parë se sa rezultat ka patur politika për 33 vjet mjafton të shohësh se ai që është i drejtë shahet si i shtëmbër dhe ai që është i shtembër shitet si i drejtë. Ai që vjedh quhet trim dhe ai qe nuk vjedh quhet budalla. Ai që është emigrant është i huaj në vendin e huaj, por ngelet i huaj dhe kur kthehet në Shqipëri. Të rinjtë shqiptarë nëse i pyet ëshirojnë të largohen nga ky vend dhe nuk duan të kthehen. Edhe në rastin kur një emigrant kthehet pas 30 vitesh dhe investon në Shqipëri për të ndërtuar një hotel konkretisht në Berat, ai nuk gjen punëtorë,”-tha në fillim të fjalimit Binaj.

Në përfundim të bashkëbisedimit me banorët e Beratit, Binaj shpjegoi edhe një herë kuptimin e ligjit të referendumit një nga pikat kyçe të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

“Ligji i referendumit është një nga 4 pikat tona më të rëndësishme. Nëse një qeveri e caktuar merr një vendim, e vetmja gjë që kanë në dorë qytetarët në këto kushte për të kudërshtuar, është të mos votojnë qeverinë pas katër vitesh. Ndërsa me ligjin e referendumit pyeten banorët drejtpërsëdrejti në lidhje me një vendim të caktuar dhe nëse ata thonë jo ky bëhet ligj,”-u shpreh Binaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu