Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Vlorë

0

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili lëvizte me pistoletë në brez në rrugët e qytetit.

Ai u ndalua në lagjen “28 nëntori” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në brez, një armë zjarri (pistoletë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I riu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.