Lëvizte me kallashnikov me vete/Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu grek

0

Një shqiptar i arratisur nga burgu në Greqi në 24 prill të këtij viti është arrestuar. Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari shqiptar u arrestua në momentin që po hipte në makinën e një shokut të tij për t’u larguar, teksa me vete kishte edhe një kallashnikov.

Ngjarja ndodhi në Patra, ndërsa i arrestuari u dërgua në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur, por jo vetëm, pasi do të përballet edhe me akuzën e arratisjes, pasi nuk u kthye në bazë të lejes që mori në prill. Shqiptari është i dënuar për vrasje dhe trafik droge.

Ndërkohë që po hetohet edhe fakti se kush ishte destiancioni i shqiptarit në momentin që u kap, pasi kishte edhe kallashnikovin me vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu