Lezhë/Përshtati banesën si bazë për grupet kriminale,gjykata lë në burg 40 vjeçarin

0

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40 vjeçarin, Aleks Lulashi pasi policia gjeti në shtëpinë e vjetër në Gurëz të Kurbinit makina dhe motorë të trafikuar, të cilëve u dëmtonte numrat e shasive.

Gazetari Gjergj Figuri raporton se në seancë, Lulashi ka mohuar të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale por ka pranuar se merrej me blerje dhe shitje të mjeteve për të cilat nuk kishte dijeni se nga vinin.

Prokurori i çështjes, Sabri Kastrati ka kërkuar masën e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve, pasi sipas tij, provat e sekuestruara janë implikuese për të pandehurin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu