Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 1 viktim

0

FIER- Të shtëna me armë zjarri në Fier.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen ’16 prilli’, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo se cilat janë shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Pritet që në minutat në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë.