Lezhë/Sherr i rëndë mes disa personave, një prej tyre transportohet drejt Traumës

0

Një sherr i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë mes disa personave, duke përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Luigj Gurakuqi, pranë xhamisë së qytetit.

Një person është goditur me sende të forta dhe është dërguar më pas për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen duke shoqëruar edhe disa persona të dyshuar.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu