Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e një shtetasi, i dyshuar si autor i zjarrvënies së qëllimshme të një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc.
Ngjarja ka ndodhur më datë 10 maj 2025, ku një magazinë me pajisje elektroshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H., është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit:
O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas i ka vënë zjarrin magazinës për motive të dobëta, duke shkaktuar shkatërrim të pasurisë së palës tjetër.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, në kuadër të veprës penale: