Librazhd/ Përplasi një automjet në gjendje të dehur, arrestohet 65 vjeçari

0

Policia rrugore pasditen e djeshme arrestoi në flagrancë shtetasin E.K 65 vjeç, pasi përplasi një automjet në qytetin e Librazhdit. I arrestuari u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, duke shkaktuar vetëm dëme materiale ndaj automjetit të shtetasit B.D.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 65 vjeç, banues në Librazhd, pasi pasditen e djeshme, në qytetin e Librazhdit, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin B. D., duke shkaktuar dëme materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 54 vjeç, banues në Cërrik, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gostimë-Cërrik”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu