Librazhd/ Zjarr në një banesë, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

0

LIBRAZHD- Një banesë është përfshirë nga flakët në Librazhd ditën e sotme rreth orës 10:30, në lagjen Nr.2. Dyshohet se zjarri u shkaktua për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.