Licencimi i kanabisit mjekësor dhe lojërave të fatit, zbulohet shpërblimi që përfitojnë anëtarët e komisioneve

0

Qeveria ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kultivimin e kanabisit dhe lojërat e fatit.

Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision. Por sipas vendimit, anëtarët nuk mund të marrin më shumë se 12 pagesa në vit.

Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

‘1. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 (dymbëdhjetë) pagesa në vit.

Ky vendim i shtrin efektet financiare nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe këto efekte përballohen brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.’- thuhet në vendimin e qeverisë.
Gjithashtu qeveria ka caktuar shpërblimet për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit.

Kryetari i komisionit do të paguhet masën 35.000 lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët e komisionit 30.000 lekë për mbledhje. Pagesa do të jepet pasi të vërtetohet prezenca në procesverbal.

‘1. Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpërblehen, si më poshtë vijon:

a) Kryetari i komisionit, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë për mbledhje;
b) Anëtarët e komisionit, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për mbledhje.
Çdo pagesë e anëtarëve të komisionit bëhet mbi bazën e dokumentit (listëprezencë ose procesverbal), që vërteton pjesëmarrjen në mbledhjet e komisionit.
Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Ngarkohet Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi.’- thuhet në vendimin e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu