Lider prej vitesh te Real Madrid, Toni Kroos jep mesazhin e madh për tifozët

0

Toni Kroos ka pasur një nga karrierat më të mira te Real Madrid, duke fituar katër Champions League dhe duke u bërë legjendë në klub. Ish-mesfushori i Bayern Munich i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të përfundojë karrierën te Real Madrid.Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023, por Kroos është i vendosur ta zgjasë kontratën.

“Qëllimisht zgjodha periudhën e kontratës kur firmosa për herë të fundit, sepse atëherë do të isha 33 vjeç dhe do të ishte një moshë e mirë për të menduar se si të vazhdoj”, tha Kroos për Sky Sport Deutschland.

“Megjithatë, nuk kam nevojë të mendoj për këtë, kam një marrëdhënie të pabesueshme me klubin që nuk do ta vë kurrë në rrezik për ndonjë lloj spekulimi. Unë dua ta mbyll karrierën time këtu dhe kështu do të ndodhë.” Përfundon Kroos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu