Lidi flet pas daljes nga shtëpia: Shoqërinë do ta vazhdoj me…

0

I ftuar në “Ftesë në 5” Lidi Delia ish-banor i BBV3 ka folur në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë. I pyetur se si ai e përballoi misionin e caktuar nga vëllai i madh si vëllai i Heidit ai është shprehur se është ndjerë në presion.

“Ishte një moment ku mendova imgjino sa shumë presion i bëjnë Heidit këtu, unë me kaq pak dhe po ndjej kaq presion, sepse Heidi vërtët sulmohet shumë” ka thënë Lidi në intervistën e tij.

Gjithashtu Lidi nuk ka lënë dhe pa përmendur Romeon ku ai ka folur me fjalë të mira duke e cilësuar si djalë të mirë e të fortë. Ai u shpreh se Romeo e mori përsipër edhe ta mbronte atë nga banorët e tjerë njësoj siç vepronte me Heidin.

Përsa i përket sjelljes së tij në BBV ai u shpreh se donte të paraqitej si djali me sjelljen e mirë. “Atje dhe një mizë merr e zhvillon , pse miza, si miza dhe aty mbytesh” ka thënë Lidi.

Ndërsa në lidhje me kundërshtarët Lidi ka folur në lidhje me Françeskën. “Meqenëse Françeska kishte debate me Heidin ajo më sulmonte dhe mua” ka thënë Lidi.

Përsa i përket fituesit të çmimit të madh Lidi është shprehur me bindje të plotë për Heidin.
Ndërsa për lojën e meshkujve ai ka përmendur Julian Dedën duke e cilësuar lojtar shumë të fortë dhe “të frikshëm”.

“Egla më ka thënë shiko se jashtë mund të bëjmë shumë gjëra bashkë, me Heidin do udhëtojmë, dhe me Romeon dhe me Julin kam shkuar mirë dhe më vjën mirë që dola siç doja të dilja” ka thënë Lidi për mardhëniet që do ruajë jashtë me banorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu