Lija e majmunit/ “Ka simptomat e gripit të zakonshëm”, Dollenberg: Ja sesi personi i prekur rrezikon ta përhapë tek familjarët

0

Doktoresha Aurora Dollengber, në një lidhje skype për Fax Neës ka folur lidhur me virusin më të ri të përhapur në Europë siç është “Lija e majmunit”.

Dollenberg tha se simptomat e para të këtij virusi ishin të ngjashme me ato të një gripi të zakonshëm ndërsa tha se qytetarët duhet të rrinin të qetë pasi “Lija e majmunit” nuk krahasohet me covid.

Sa i takon rreziqeve të përhapjes ajo tha se një gjë e tillë rrezikohej nga kontakti i afërt trupor i personit të prekur me familjarët e tij pasi pucrrat e krijuara në trup përmbajnë kanë ngarkesë të lartë virale pas shpërthimit të flluksave.

“Lija e majmunit ështën jë virus i cili për fatin e mirë është i njohur. Prej viteve 1970 është identifikuar rasti i parë në Afrikë. Edhe pse ka marrë këtë emër, ai është një virus që transmetohet jo vetëm nga majmuni por edhe nga brejtësit e tjerë.

Edhe nga termi duket si diçka shumë e çuditshme por mund të ndihemi të qetë dhe të sigurt sepse kjo li majmuni nuk mund të krahasohet kurrsesi me Covid-19.

Lija e majmunit fillon si një grip i zakonshëm me simptoma tepër të përgjithshme si mund të jenë dhimbjet e kokës, ethet, rritja e temperaturave, dhimbje të muskujve. Kjo ndodh në ditën e parë, ndërsa në ditën e dytë fillojnë të shfaqen në ëlkurë shenja të kuqe dhe më pas në ditën e tretë, këto shenja kthehen në pucrra.

Më pas shpërthimi i tyre mund të rrezikojë që të infektohen edhe familjarët e tjerë me të cilët personi i prekur mund të ketë një kontakt të afërt trupor. Prandaj edhe OBSH ka ngritur alarmin sepse për një virus të tillë, përhapja në Europë ka qenë me shifra të larta”– u shpreh Dollenberg.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu