Një shqiptare 101-vjeçare nga Korça që jeton në Itali, e ka kaluar pa shumë probleme Cividi-n. Ajo jeton me familjen në Udine dhe quhet Bajame Goxhabelli. E moshuara u infektua më 31 dhjetor të 2020. Siç shprehen edhe familjarët e saj, ajo e kaloi sëmundjen në shtëpi vetëm me paracetamol dhe pas dy javësh rezultoi negative për Covid. Familjarët e shtojnë më tej se ajo nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe se nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe.
E moshuara u shpreh: E kalova pa problem Covid-in, ia hodha për bukuri.
Mbesa e saj tha: Edhe nëna u prek nga koronavirusi por me shumë pak probleme. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa.
Ajo ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vitesh përjetoi edhe pandeminë e koronavirusit.