Histori rrëqethëse! Çifti martohet në spital në prag të vdekjes nga Covid-19

0

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me COVID-19 vendosën që të martoheshin në spital.

Dyshja arritën të martohen pak momente pasi dhëndri të futej në respirator. 31-vjeçarja Elizabeth Kerr dhe Simon O’Bryan, 36, u pranuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe më 9 janar pasi patën një përkeqësim të shëndetit.Pas martesës çifti është drejt rrugës së shërimit të plotë. Kerr me profesion është infermiere e cila i kishte treguar të gjitha planet një kolegeje, e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital. Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Ndërkohë, derisa personeli po tentonte të siguronte lejen për martesë, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe nga 12 janari është dërguar në repartin e kujdesit intensiv, për t’u futur në respirator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu