Linja ajrore bën mijëra fluturime bosh për të ruajtur vendet e uljes në aeroporte

0

Një linjë ajrore raportohet së fundmi se ka kryer 3,000 fluturime pa pasagjerë muajt e fundit, për të ruajtur vendet e uljes në pista.

Linja belge ‘Brussels Airlines’ thotë se është e detyruar të kryejë rreth 3,000 fluturime nën-kapacitet deri në fund të marsit, ndërsa kompania e saj “nënë” do te duhet të kryejë rreth 15,000 të tilla.

Zhvillimet vijën në kohët kur mediat kryesore buçasin me tematikat e ndotjes së ambjentit dhe “ngrohjes globale” që mund të jetë kriza e radhës.

Lajmi ka shtuar presionin ndaj autoriteteve të BE për rregullat e uljes dhe ngritjes nga pistat e aeroporteve.

Ato që njihen si “fluturime famtazmë” janë avionë pasagjerësh bosh ose më shumë pak pasagjerë dhe në kohën e pandemisë janë shtuar së tepërmi.

Por kompanitë thonë se detyrimi për të përdorur të paktën ne 50% vendet e përcaktuara në aeroporte, po i detyron të fluturojnë pa pasagjerë pasi përballen me humbjen e tyre.

Komania nënë e Brussels Airlines është gjiganti gjerman Lufthansa, e cila paralajmëroi muajin e kaluar se do të duhet të fluturojë 18,000 ‘fluturime të kota’ gjatë dimrit në Evropë.

Agjencia The Bulletin raportonte se Brussels Airlines ka kryer tashmë 3,000 fluturime të panevojshme.

Ministri belg i transportit Georges Gilkinet, i ka shkruar Komisionit Evropian për zbutjen e rregullave të vendeve duke argumentuar se pasojat bien ndesh me politikat reduktimit të emetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu