Tragjike në Londër/ Theret me thikë dhe vritet 22-vjeçari shqiptar. Emri

0

Ngjarje tragjike në Londër. Një shqiptar, i identifikuar si Fatjon Oroçi, ka ndërruar jetë ditën e vitit të ri pas trazirave të dhunshme në një rrugë në South Yorkshire.

Oruçi, 22 vjeç, shqiptar që jetonte në Londër, u gjet i plagosur në Doncaster Road, Rotherham, rreth orës 01:20 GMT të shtunën.

Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se ai kishte vdekur nga plagët e rënda që kishte marrë si pasojë e rrahjes, ndërsa ishte therur edhe me thikë, tha policia e South Yorkshire.

Një burrë 26-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare, të dy nga Londra, ishin arrestuar si të dyshuar për vrasje, por u lanë të lirë ndërsa vijojnë hetimet pasi policia ka mungesë provash.

Dëshmitarëve apo personave që kanë informacione për atë që ka ndodhur u është kërkuar të kontaktojnë policinë si pjesë e hetimit të vrasjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu