Lista e hackerave/ Publikohet shifra marramendëse e Partisë Socialiste

0

Hackerat iranianë publikuan sot një listë me të dhënat bankare të 1 mijë personave “vip”, renditur nga llogaria me vlerë më të lartë deri tek llogaria me vlerë më të vogël.

Siç edhe e përmendëm, nuk dihet me saktësi nëse kjo listë është apo jo reale dhe nëse i përket një apo disa bankave.

Gjithsesi duke supozuar se shifrat dhe të dhënat janë të vërteta, shikohet se mes emrave të “më të pasurve” figuron edhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Kjo parti rezulton se në datën në të cilën janë nxjerrë të dhënat ka patur gjendje mbi 1.1 miliardë lekë të vjetra.