Listës i shtohet një tjetër vend, Zvicra heq kufizimet për shqiptarët

0

Listës së shteteve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime i është shtuar edhe Zvicra. Lajmi është bërë me dije nga Aeroporti i Rinasit në faqen zyrtare.

Nga sot për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Zvicrës mjafton vetëm bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet ku nuk kërkohet test apo vaksinë deri më tani janë :Austria, Holanda, Belgjika dhe nga sot edhe Zvicra.

Njoftimi

Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë :
Austria
Hollanda
Belgjika
Zvicra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu