Live nga Elbasan/ Kontrolle blic të policisë

0

Protestat në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, ka rritur angazhimin e forcave blu të në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Ndërsa protestat vazhdojnë në kryeqytet, policia në Elbasan vazhdon patrullimet dhe kontrollet blic në automjete.
Forca të shumta policie janë konstatuar në bulevardin kryesor, në rrugët dhe sheshet kryesore, në hyrje dhe në dalje të qytetit.
Postblloqe janë stacionuar veçanërisht në rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën.
Mjaft drejtues mjetesh po i nënshtrohen kontrolleve dhe kjo nuk po pritet mirë nga qytetarët ndonëse situata nuk është aspak e qetë në Tiranë.
Ndërkohë burime policore bëjnë me dije se se kjo është një praktikë rutinë e kontrolleve dhe nuk ka lidhje me ngjarjet në Tiranë.
Por të njëjtat burime theksuan se masat e sigurisë janë rritur në të gjitha qytetet e qarkut.
Fotot e mbërritura tek infoelbasani.com nga vetë qytetarët dëshmojnë se policia po monitoron rreptë edhe Elbasanin. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu