Liz Truss zgjidhet në krye të konservatorëve dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe

0

BRITANI- Liz Truss është zgjedhur si kreu i partisë konservatore, njëkohësisht dhe si kryeministrja e Britanisë së Madhe, e treta pas Margaret Thatcher dhe Theresa May.

Në fjalën e saj të parë pas fitores Truss tha se ishte një “nder” të zgjidhej si udhëheqëse e partisë konservatore dhe e përshkroi atë si “një nga intervistat më të gjata të punës në histori”.

Truss arriti të siguronte 81,326 të votave të konservatorëve ndërkohë që kundërshtari i saj Rishi Sunak arriti të merrte 60,399 nga 172,437 të votave të anëtarëve të partisë konservatore.

Truss më pas bëri homazhe për Rishi Sunak, duke thënë se gara tregoi “thellësinë dhe gjerësinë” e talentit në Partinë Konservatore.

Ajo falënderoi gjithashtu “mikun e saj”, ish-kryeministrin Boris Johnson, gjatë qeverisjes së të cilit ka qenë sekretare e jashtme e vendit, post që e mbajti deri më sot.

“Boris, e mbarove Brexit-in, e shtype Jeremy Corbyn, e shportove vaksinën dhe i qëndruat Vladimir Putinit, ti je i admiruar nga Kievi në Carlisle,” tha ajo.

Truss më pas falënderoi anëtarët konservatorë për “besimin” e tyre tek ajo për të udhëhequr “partinë më të madhe politike në Tokë”.

“Unë e di se besimet tona rezonojnë me publikun britanik. Si udhëheqës i partisë suaj, unë synoj të jap atë që u premtuam atyre që votuan në vendin tonë të madh.”-vijoi ajo.

Truss tha se ajo “ka bërë fushatë si konservatore dhe unë do të qeveris si konservatore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu