Llatja në Balëz: Fokusi ynë qytetarët! Asnjë minutë kohë për të humbur me debat shterpë politik

0

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja bashkë me deputetin Luan Duzha zhvilloi një bashkëbisedim me komunitetin në fshatin Balëz ku prezantoi projektin e tij për 4 vitet e ardhshme. Llatja nënvizoi se fokusi i punës së tij janë qytetarët.

“Ne nuk kemi asnjë minutë kohë për ta humbur me debate shterpë dhe as me politikën e madhe të televizorit. Detyra jonë është të takojmë sa më shumë qytetarë derë më derë, njësoj siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Të bisedojmë me ta për bilancin e punëve të kryera, çka mund të përmirësojmë në punën tonë dhe ato që do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme”, deklaroi Llatja. Kreu i Bashkisë së Elbasanit vuri theksin tek qytetari duke pohuar se objektivi është i qartë, rritja e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu