Lleshaj:”Çuçi u bë ministër pa dashur”/Rama e korrigjon

0

Sandër Lleshaj i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçit. Dy vite të vështira i cilësoi Lleshaj periudhën që drejtoi këtë dikaster.

Teksa i uroi suksese ministrit të ri, Lleshaj u shpreh se Bledi Çuçi u bë ministër pa dëshirën e tij dhe se ka bindjen që punët do shkojnë mirë.

“Jam pyetur se çfarë këshille do i jepje pasardhësit, në një televizion, por në atë moment nuk e dija kush do ishte ministri. Dhe kam thënë: Nëse pasardhësi do të ishte një person që vjen në atë post pa dëshirën e tij nuk do kisha asnjë këshillë për të dhënë. Nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për u bërë ministër, jam i bindur se punët do shkojnë mirë. Jam i sigurt se me Bled Cuçin punët do shkojë mirë se ska pasur ndonjë dëshirë të madhe të bëhej ministër”, tha Lleshaj.

Ndërkohë, që u korrigjua menjëherë nga kryeministri Rama, i cili tha se Çuçi nuk u bë ministër pa dëshirë, po pa dijeninë e tij. “Ka ardhur pa dijeni e tij dhe nuk ka pasur mundësi ta thotë çfarë dëshire ka”, shtoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu