Llixhat e Elbasanit, pacientët nga Kosova besnikët

0

Muaji maj shënon pikun e sezonit në llixhat kurative të Treganit në Elbasan.Pacientët dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë frekuentojnë ujërat termale pasi thonë se kanë ndjerë përmirësime shëndetësore.
Rreth 10 mijë turistë frekuentojnë çdo vit llixhat , ndërsa pjesën dërrmuese e përbëjnë shtetasit nga Kosova.

Edhe pse pritej një rritje e çmimeve, duke parë tendencën e përgjithshme, në këtë zonë ato duket se kanë mbetur pothuajse të njëjta.

Ndonëse është një nga zonat që sektori privat po shton ofertën , fatkeqësisht e njejta gjë nuk mund të thuhet për investimet shtetërore. Infrastruktura e amortizuar dhe problemet me ndotjen nuk kanë kaluar pa u vënë re nga të ardhurit.

Ndryshe nga zonat bregdetare të cilat kanë qendra shëndetësore dedikuar turistëve në Llixhat e Elbasanit ky shërbim mungon. Shërbimi shëndetësor ofrohet vetëm nga bizneset akomoduese , por shpesh nuk ka rezultuar i mjaftueshëm.