Llixhat kurative, sezoni i vjeshtës nis me më pak frekuentues

0

Turizmi kurativ në Tregan të Elbasanit,eshte njohur për ujrat termale.Ne këtë pike kurative vizitorët të cilët frekuentojnë llixhat vijnë nga trevat shqipfolëse dhe vendas.
Por pushuesit besnik vijojnë të mbeten shtetasit kosovarë,shumë prej të cilëve shprehen se janë rikthyer për të disatën herë.
Ata thonë se janë të kënaqur me mikpritjen dhe sidomos çmimet e favorshme që gjejnë.

Për pronarët e bizneseve pritshmërit këtë sezon ishin më të larta,ndonëse sezoni nuk regjistron fluks.

Ujërat termale të Treganit njihen për vetitë e tyre kurative sidomos sa i takon sëmundjeve reumatizmale dhe atyre të lëkurës. Gjatë një viti numri i pushuesve në llixha arrin deri në 40 mijë çka e bën këtë fshat më të vizituarun në bashkinë e Elbasanit./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu