Lokalet në Itali mbushen plot, klientët të revoltuar përzënë policinë

0

Italia ndodhet nën masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, mirëpo kjo gjë nuk i pengon italianët të mbushin lokalet dhe të festojnë me miqtë e tyre.

Në disa video të publikuara të cilat janë bërë virale në rrjet shihen qartë lokalet plot, ku klientët shijojnë pijet e tyre nën shoqërin e muzikës. Gjithashtu në një video tjetër nuk kanë munguar as momentet kur klienët i kanë kërkuar policisë të largohen.

Kryeministri italian Guiseppe Conte ka zgjatur masat që parashohin orën policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, e janë të ndaluara edhe udhëtimet midis rajoneve deri më 15 shkurt.

E zgjatjen e masave, pronarët e lokaleve nuk e kanë pritur mirë, kështu përmes rrjeteve sociale kanë organizuar ahengje duke hapur dyert të premten në shenjë proteste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu