LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve, Kryemadhi: Deri në fund të vërtetës

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me ankimimin e bërë prej tyre lidhur me rezultatin e Zgjedhjeve në Gjirokastër.

Sipas Kryemadhit, kështu do të vazhdohet me radhë në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara.

“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë” shprehet kryetarja e LSI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu