“Luaj me mua ose do të vdes”, Policia shpëton në kohë 13-vjeçarin

0

Loja dukej e thjeshtë: duhet t’i përgjigjeshe vetëm disa pyetjeve. Problemi është se përgjigjet përcaktonin ndëshkimet trupore të personit që merrte pjesë.

Një lloj “sfide online”, e cila për pak i mori jetën një 13-vjeçari në Varese të Italisë, që shpëtoi vetëm falë denoncimit të fqinjës së tij.

Djali, të cilin vajza e njihte, i kishte pohuar në ËhatsApp se do të shkonte drejt vetëvrasjes nëse ajo nuk bëhej pjesë e lojës duke iu përgjigjur pyetjeve të tij. Për këtë kishte vendosur dhe një afat: 14 ditë.

Vajza foli me të ëmën e cila dha alarmin duke nxitur ndërhyrjen e policisë e cila e shpëtoi në kohë adoleshentin. Nëna e këtij të fundit e pranoi se i biri po kalonte një moment të vështirë ndërsa dukej vërtet i prirur drejt akteve të vetëlëndimit pikërisht në mënyrën dhe në harkun kohor që I kishte përshkruar fqinjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu