Një i vdekur dhe 321 raste të reja me Covid-19/ Kosovë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një viktimë nga COVID.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2,534 raste të dyshuara prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721”, thuhet në raportin e IKSHPK.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu