Luca harron dhe pendohet për sherrin , kandidati i PD-së reagon

0

Disa ditë pas sherrit të bujshëm mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit të PD Luçiano Boçi, ka ardhur edhe paqja mes të dyve.

Fillimisht ditën e sotme ishte Gjergj Luca që dha mesazhin e parë për të harruar gjithçka jo të këndshme që ndodhi në Elbasan.

“Ne jemi mbledhur për këtë punë dhe po për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtë dëshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Nuk mundoj që sot në këtë ditë pune të bëhet objekt një gjë që nuk duhej të ndodhte.

Ne jemi mbledh për punë këtu, jo për gjëra që unë i kam deklaruar dhe i kam bërë të qarta. Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë Zoti por edhe pendesa, disa njerëz duhet të kenë, që minimalishit duhet të fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo vlen për ata njerëz që dalin dhe e dinë çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur, nuk është Luca dhe nuk besoj se as ai tjetri nuk është pjese e atij aksidenti”, u shpreh Luca nga Maliqi.

Ndërkohë më pas ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të PD Luçiano Boçi, i cili është shprehur se e mirëpret deklaratën e Lucës, pasi për të çdo mesazh paqeje është i mirëpritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu