Rihanna nuk i lë më në pritje fansat , paralajmëron këngën e re

0
Rihanna attends the Fenty Beauty by Rihanna event at Sephora on September 14, 2018 in Brooklyn, New York. (Photo by Angela Weiss / AFP) (Photo credit should read ANGELA WEISS/AFP/Getty Images)

Rihanna po rikthehet pas pesë vitesh mungesë. Fansat e këngëtares 33-vjeçare kanë pritur me padurim që të publikojë albumin e ri, por ndërsa “R9” nuk po ndodh akoma, duket se  do të dëgjojnë një këngë.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet përmes një postimi që ka bërë së fundmi në Instagram. Ajo postoi një video duke festuar suksesin e albumit të saj të tetë “Anti”, i cili ka qëndruar për pesë vite në Billboard 200, dhe është gjithashtu i pari nga një artiste me ngjyrë që arrin këtë moment të rëndësishëm.

Korrikun e kaluar, në një intervistë për Entertainment Tonight, Rihanna siguroi fansat se nuk do të zhgënjehen me muzikën e re. “Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë. Dhe kur të jem gati do të dalë. Ju nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë.”, shpjegoi ajo në atë kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu